Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, nisur nga deklarata e deputetit të zgjedhur të PD-së, Enkelejd Alibeaj për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Alibeaj e konsideron këtë një vendim politik dhe se Berisha e çoi çështjen në gjyq në mënyrë që të mos përziejë PD-në.
“Portavoçet e Saliut thonë se, Saliu e ka çuar çështjen e shpalljes non grata në gjyq, por, gjyqit nuk po i duket as nami e as nishani.
Të mbrosh sot pastërtinë e figurës së Saliut, është shumë më e vështirë se sa, të mbrosh tezën se, Toka është e rrafshët.”, – shkruan Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post