Juristi Romeo Kara shprehet i bindur se Sali Berishës i ka ardhur fundi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, juristi ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të ish-kryeministrit Berisha, ku shprehej se nuk heq dorë nga politika dhe as nga PD. Sipas juristit, këto janë deklarata boshe sepse asgjë nuk e shpëton më Sali Berishën nga fati që i ka vendosur SHBA që me shpalljen “non-grata. Sipas Romeo Kara, rikthimi në krye të PD do ta dëmtojë më shumë Berishën, sepse amerikanët e dinë që çdo gabim i PD është drejtuar nga Berisha dhe jo Basha. Juristi thekson se, Berisha nuk mund të fshihet më pas PD, por do të digjet nga krimet që ka bërë nga momenti kur u bë president e deri më sot.
“Jo në krye të Partisë Demokratike, por edhe në krye të shtetit të kthehet Berisha, fati i tij është i vulosur tashmë dhe i pandryshueshëm. Përkundrazi, rikthimi i tij mund t’ia përshpejtojë fundin e tij. Deri me tani Partia Demokratike ka qenë, thelbi Berishë dhe aparenca Bashë, prandaj pak rendësi ka nëse hiqet maska e Bashës. Berisha ka treguar, se e djeg PD edhe vendin për menderen e tij dhe ky rikthim i pashpresë, ngjason me rizgjedhjen e tij president në mars 1997, ndërkohë që vendi po digjej. Tashmë do digjet vetëm Berisha dhe berishizmi”, shkruan avokati.
Ndërsa për deklaratën e Berishës, i cili tha se amerikanët i ka miq, juristi është shprehur se këto janë lajka të tij për të kërkuar shpëtim dhe për të dalë nga lëmshi i korrupsionit, por që nuk do e ndihmojnë dot këtë herë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deklarojnë “non-grata”, ky akoma thotë që i kam miq. I pashpirt me ata që kishte poshtë vetes, i paburrë me ata që i tregojnë vendin. Loja absurde ku e ka futur veten, padyshim që do mbarojë, kur atij të mos i ketë ngelur asgjë pa i rënë, nga falsiteti i servirur deri më tani”, është shprehur Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post