Juristi Romeo Kara thotë se ish-kryeministri Sali Berisha do të ketë të njëjtin fat si ish-diktatori i Panamasë, Emanul Noriega. Noriega u shpall “non-grata” dhe më pas e burgosën në SHBA me akuzat për trafikim droge dhe pastrim parash. Ai kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në burg, së fundmi në Panama për vrasje dhe korrupsion. Duke e krahasuar me të, Romeo Kara shprehet se Berisha e meriton një fat të tillë sepse ka kryer po aq shumë krime dhe afera korruptive sa Noriega. Sakaq, ai shprehet se Berisha nuk mund të shpëtoj e të korruptojë drejtësinë shqiptare, sepse këtë herë do të veprojë SHBA sipas rregullave të tyre. Sipas juristit, me arrestimin e Berishës do të nisë epoka e vërtet e luftës antikorrupsion.
“Gjasat janë që Berisha të ketë fatin e Noriegës dhe të bëhet precedent i kësaj epoke të luftës anti-korrupsion. Amerikanët nuk do të presin organet e tredhura të drejtësisë shqiptare, por do të veprojnë siç dinë ata. Me rënien e tij, sekuestrimin e pasurive të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, kthimin e tyre tek populli te cilit i përkasin, merr fund një nga epokat më të errëta dhe më të mbrapshta të këtij vendi, si dhe krijohet precedenti-shembull, për të gjithë ata që e shohin politikën si biznes dhe mjet për kapjen e shtetit”, shkruan juristi përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, Berisha nuk mund të mbrohet as nga avokatët dhe as nga mbështetësit e tij, sepse ata janë po aq të rrezikuar. Romeo Kara thotë se mbështetësit e Berishës janë po aq të korruptuar dhe nuk kanë më forcë përballë luftës antikorrupsion, përkundrazi do rrëzohen njëri pas tjetrit.
“Të gjithë avokatet e Berishës, janë pikërisht ata, që kanë përfituar paligjshmërisht prej tij apo si ai, në sistemin kleptokratik të ideuar, ngritur, frymëzuar dhe garantuar prej tij. Tek rënia e Berishës ata ndjejnë rënien e tyre, fundin e tyre, diskreditimin e tyre. Berisha është tashme një institucion, institucioni i paligjshmërisë, kapjes së shtetit dhe kleptokracisë shqiptare”, shkruan juristi.
Diskutime rreth kësaj post