Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko shprehet i bindur se me Sali Berishën demokratët nuk vijë kur në pushtet.
“Me Berishën nuk vihet kurrë në pushtet, ka zero shanse, me Bashën kanë 18% shanse. Demokratët duhet të distancohet menjëherë nga Berisha se sa më shpejt aq më mirë, mos të ndjekin marrëzinë”, tha Bejko për emisionin ‘Breaking’.
Duke treguar se në cilin Kuvend do të jetë prezent, Bejko shprehu zhgënjimin që po mbajnë përfaqësuesit e lëvizjes së Dhjetorit ’90, që sipas tij iu bashkuan Berishës, duke qëndruar nën hijen e tij.
“Asnjë qeveri nuk largohet me protesta, këtë e treguan protestat e shumta që kemi. Ndaj meje kanë filluar të bien këto mesazhet sulmuese, e dinë se nuk mund të ndërroj rrugë, jam i pandreqshëm. Nuk kam për të qenë kurrë si kolegët e mi që futen në hije, e shkojnë në çadrën e Berishës. Këtu e kam për studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, nuk ma merrte mendje që do të futeshin në hije, të shkonin me Berishën. Në datën 11 dhjetor unë do të jem në jug. Do ta ndjek, do shoh titrat në lajme. Pas 11 dhjetorit, Berisha, pavarësisht se çfarë do të bëjë, të vejë të pushtojë selinë e PD-së, do ta pushtojë me forca paramilitare, do të veshë tërësisht kostumin që i takon. Ky do të ishte lajmi më i mirë, pasi mbreti do të dilte lakuriq“, u shpreh Bejko.
Diskutime rreth kësaj post