Ish-drejtuesi i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko fajëson Flamur Nokën për situatën e krijuar brenda partisë.
“Flamur Noka ka dashur edhe ta provokojë situatën. I ka vendosur fjalët në një tjetër kontekst për t’i hedhur “benzinë zjarrit”. Të thuash kryetari i ka quajtur anëtarët e partisë “llum”, kjo është bërë enkas për të nxitur mërinë e bazës ndaj kryetarit të partisë. Kjo vjen me strategjinë e Berishës që të marrë të gjithë bazën me vete dhe Basha të largohet”, tha ai.
Situatën brenda PD-së, Bejko e cilësoi mjaft të rëndë.
“Situata është shumë konfliktuale. PD është në ditët më të këqija që ka pasur në 30 vite. Është krizë lidershipi. PD nuk duhet të ndahet, por të jetë e bashkuar”, tha Bejko.
Roland Bejko lëvizjen e Sali Berishës e cilësoi “puç”. “Nuk do të ishte “puç” nëse lëvizja e Berishës do të fillonte pas 25 Prillit, por filloi pas datës 9 shtator. Ky është ‘grusht shteti’”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post