Ish-sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko tha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka më çfarë t’i japë PD-së dhe as vendit.
“Kam qenë kundër rikthimit të Berishës. Jo vetëm pse u shpall non grata. Mendoj se Berisha e mbylli kohën e tij dhe nuk ka çfarë i jep këtij vendi. Këtë e tregon realiteti. Le të na thotë diçka për çmimin e naftës. Është problemi më i madh që kanë tani shqiptarët. Pse nuk flet Berisha? Mos vallë ata rreth tij kanë lidhje me oligarkët? Ka premtuar protesta, thotë që kam 40 mijë mbështetës. Le të nxjerrë 20 mijë. Por atij i mungon karta morale, sepse akuzohet për korrupsion. Ka të drejtë për ato që thotë, por i mungon besueshmëria”, tha Bejko
Diskutime rreth kësaj post