Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko, deklaroi se ka pasur tentativa të kandidatëve të Primareve, që t’i bashkohen PD-së zyrtare dhe të garojnë me logon e kësaj force politike, në zgjedhjet e 14 majit.
Bejko u shpreh se kandidatët nuk janë lejuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas Bejkos, Berisha sulmon këdo që i del kundra, duke e quajtur të shitur dhe peng i kryeministrit Edi Rama.
“Jo, nuk i lë Berisha. Nëse ata do të vijnë me ne, ai do vazhdojë t’u vërë ato epitete hiperbolike, duke i quajtur të shitur dhe pengje të Ramës. Këtë gjë, Sali Berisha e ka bërë që nga 1990, me të gjithë ata që i kanë dalur kundër. Ka pasur dhe Berisha u ka thënë atyre, nuk i ka lejuar. Janë figura të nderuara brenda Partisë Demokratike, por kanë zgjedhur krahun e gabuar, megjithatë, është zgjedhja e tyre. Unë nuk them që ata janë pengje të Sali Berishës, ashtu e gjykuan, le të rrijnë aty”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post