Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko ka komentuar situatën e krijuar në PD dhe përplasjet mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ish kryeministrit Sali Berisha.
I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Bejko thotë se pas përjashtimit nga Basha për shkak se u shpall ‘non grata’, Berisha e kuptoi se çfarë duan demokratët duke u nisur nga humbjet e PD dhe se krijon armiq për të fituar mbështetjen e masës.
Intervista:
Bejko: Berisha e ndau PD. Shohim skema nga më banale si rasti i Fierit dhe do kemi edhe skena të tjera. Në rrethe militantët janë bërë si tifozët e ekipeve.
Kjo situatë që shoh sot nuk më pëlqen. Berisha si ti mblidhte firmat apo jo do ta bënte Kuvendit. Vetë ka përcaktuar datën e Kuvendit.
Alfred Lela: Berisha thotë e mbledhin anëtarët.
Bejko: Berisha e kapi shumë mirë se cfarë donin demokratët se humbën 25 prillin, zhgënjimi u rrit dhe figura e Bashës ishte e diskutuar shumë që nga 2017. Nga ana tjetër u merr partinë, për të realizuar qëllimin kryesor.
Ai do që të bëjë masën me vete? Shpik armiq si Sorosin. Tha se kreu i partisë është i kapur nga Rama. Shton armiq dhe thith masën e inatosur.
Diskutime rreth kësaj post