Robert Berisha u largua nga Ferma VIP mbrëmjen e djeshme me dëshirën e tij, pasi e pa shumë të vështirë vazhdimin në fermë pa vajzën e tij, Renee.
Pasi iu bashkua studios, ai u shpreh se edhe pse nuk është i penduar për vendimin e tij, shpreh hapur mërzinë për largimin.
‘Nuk u pendova. Jam i mërzitur. S’më erdhi mirë fare që dola. Jam futur i pari prej çunave dhe dola i pari prej çunave. Kam menduar që jam më i fortë, që do mund t’ja dal deri në fund, por kur kam hyrë këtu nuk e kam takuar vajzën dhe ka qenë e vështirë…’- është shprehur Roberti.
Diskutime rreth kësaj post