Gazetari Robert Papa i ftuar në MCN TV tha se Sali Berisha ka një vit që ka ringjallur shpresën në kampin opozitar, dhe shton se sipas këndvështrimit të tij demokratët e shohin Berishën si të vetmin që nuk i shet protestat siç bënte Basha.
“Është momenti deciziv për opozitën dhe qeverinë. Rama nuk ka marrë pjesë në festimet e 4 korrikut, duke e pozicionuar vendin tonë në pozicionin anti amerikan. Berisha ka 1 vit që ka ringjallur shpresën nga kampi. Te Berisha shohin dikë që nuk i shet protestat që nuk bën pazare si Basha. Çdo shqiptar që nuk ndihet mirë duhet të dalë të protestojë. Por pensionistët, mësuesit nuk ndihen mirë. Inflacioni është i madh. Të tregojnë që janë aty janë gjallë janë kundra dhe nuk pranojnë një njeri të mbajë peng vendin.
Nuk besoj shqiptarët janë të zgjuar, mund të ketë. Me çfarë pashë do të jetë një protestë qytetare, nuk është demonstratë. Varet nga reagimi. Iu bë një propozim, ata policë do të jenë të filmuar, të mos vendosin gjoba pasi gjerat do të ndryshojnë. Mbaj mend në 1990 thuhej policia është me ne. Dhe policët vihen në pozicion të vështirë, por ata vuajnë vetë dhe nga ana tjetër janë njerëzit e tyre”, tha Papa.
Diskutime rreth kësaj post