Përsa i përket vizitës së presidentit Meta në SHBA, gazetari Robert Papa tha se ai ka shkruar në New York dhe përderisa nuk po viziton asnjë zyrtar të lartë kjo vizitë është gjysmë private.
Më tej Papa tha se ka rënë sistemi i vlerave edhe tek dekoratat që jepen ndërsa shtoi se më dinjitoze në vajtjet në Amerikë ka qenë Berisha.
“Vizita është në New York, nëse nuk takon ndonjë zyrtar është si një vizitë gjysmë private. Zotëria president në ikje. Nuk di ndonjë president tjetër të veprojë kështu. Më dinjitozi në ardhjet në Amerikë ka qenë Berisha, ka shkuar dy herë në Shtëpinë e Bardhë. Metën e kanë injoruar në vazhdimësi.
Si mund të pranosh dekoratë nga dikush që akuzat i ka më të mëdha se Rama. Ka njerëz që janë thirrur nga FBI të japin informacion.
Nderi i Kombit dy-tre veta mund të ketë Shqipëria. Ka rënë sistemi i vlerave edhe tek dekorata, shpresoj që Presidenti i Ri të jetë ndryshe”, tha Papa.
Diskutime rreth kësaj post