“Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI”. Kështu u shpreh përmes një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të MCN TV, gazetari Robert Papa teksa fliste për shpalljen “non grata”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe famijes së tij. Siç u shpreh Papa, dosja e Kryeministrit Rama, mund të jetë në FBI për shkak të fotografisë që bëri me Presidentin amerikan Barack Obama, ku një biznesmen pagoi për të. Fotoja Rama-Obama, u publikua në vitin 2012 dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë për këtë foto në formë kontributi për zgjedhjet në SHBA.
Intervista:
Zoti Papa, sekretari amerikan, Antoni Blinken, do të raportojë përpara Kongresit për listën me personat e shpallur “non grata” ku bën pjesë edhe familja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Mendoni se ky zhvillim do të sjellë të reja sa i përket çështjes Berisha?
Papa: “Nuk është se do raportojë Blinken për listën me personat e shpallur non grata, është detyrim i shtetit që çon një raport në Kongres. Është vënë theksi për korrupsion sinjifikativ. Deri tani kishte pandema se Berisha mund të kishte cënuar sigurinë kombëtare por del haptas se kryesorja është k*orrupsioni. Ne na vjen keq që në këtë listë të jetë dhe një shqiptar. Ambasadorja duket se kërkon që këtij problem t’i shkohet deri në fund. Çdo shqiptar ka të drejtë të pyes pse goditet vetëm njëri krah. Nëse dosja dhe dënimi politik ndaj Berishës do jetë i njëjtë me të Dakos dhe Doshit, nuk do lejë shije të mirë. Por drejtësia vendos në fund”.
Nderkohe ekziston një klauzolë që lë hapësirë për heqjen sanksioneve nëse ndryshojnë rrethanat për individin apo nëse kjo do i shërbente interesit kombëtar të SHBA-së. Mendoni se kjo klauzolë mund të aplikohet edhe për rastin Berisha?
Papa: “Interesa të mëdha kombëtare kanë ndodhur në kohën e Mit’hat Frashërit kur nuk donin ti jepnin vizën. Nuk besoj se për këtë listë mund të ndodhë dicka për interesa të mëdha kombëtare. Berisha duhet ta kishte ndërtuar çelësin para se të bëhej non grata ai i besojë Bashën dhe anashkaloi. Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI. Një kongresmen e dërgoi problemin deri në FBI kur Rama pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin Barack Obama, duke shkelur ligjet amerikane sepse një i huaj nuk lejohet që të ndërhyjë në politikën e brendshme dhe të kontribuoj me një sasi të madhe dollarësh. Ka pasur një gjyq ndaj shqiptarëve që u treguan bujarë ndaj Ramës dhe Rama që ishte mosmirënjohës. Mos i duket çudi Ramës që ditës që nuk do jetë kryeministër, do jetë non grata dhe ai. Vuçiç dhe figura të tjera me të vërtetë kanë dosje korrupsioni, por ndërhyjnë kur duhet”.
Pse tani ky vendim për Berishën?
Papa:“Ata godasin kur mendojnë ata. Ata janë të zhgënjyer për korrupsionin në Shqipëri sepse kanë bërë investime të mëdha. Akuzat për Metën janë se është njeriu më i korruptuar në Ballkan, por ata nuk e godasin sepse është ende në detyrë”.
Zoti Berisha i ka mbledhur firmat për të thirrur Kuvendin e Partisë Demokratike, por ndërkohë vijon takimet me bazën duke mos e depozituar kërkesën për mbledhjen. Nga ana tjetër, zoti Basha ka premtuar se nuk do e lejojë mbledhjen e këtij Kuvendi, por pa treguar se si do e ndalojë. Duket se të dyja palët po tregohen të kujdesshme për të hedhur hapin e parë në përballjen finale. Pse ky hezitim?
Papa:“Që Berisha është lojtarë i fortë në PD askush se vë në dyshim, por Basha do mbetet në politikë si Bashkim Fino, që mbahej aty. Mund ta heqin si kryetar por jo si deputet. Ajo që fiton këtu është baza e PD për një hapje, por më i fituari është Rama në këtë mes”.
Pavarësisht se cili do të fitojë nga kjo përballje, Basha apo Berisha, ju si e shihni të ardhmen e Partisë Demokratike?
Papa: “Berisha e sposton Bashën, ka pasur shumë pushtet. Duhet bërë partia si këtu që askush si njeh kryetarët. Duhet të zgjidhet me votë se cilët do të jenë kandidatët”, u shpreh Robert Papa.
Diskutime rreth kësaj post