Në dëgjesën e organizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj me aktorët për fatin e Teatrit Kombëtar, aktori Robert Ndrenika ka treguar dhe një histori nga jeta e tij.
“Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe, kam qenë te zyra e kryetarit.
Më ka paraqitur projektin, kam qenë optimist.
Por, kam vuajtur shumë nga çështja e partneritetit privat-publik, ka hile brenda.
Kam vuajtur shumë se e dhashë shtëpinë, dhe kam vuajtur 3 vjet gjyqeve.
Njërën hyrje ma pushtuan me bodigardë.
Vajta të ministri i Brendshëm, shoku Petro Koçi, që s’ma vari fare, kupton.
Jam kundër partneritetit publik privat.
Ndoshta projekti është i mirë, jam në mëdyshje për çështjen e skenës dhe e kam thënë.
Këtu ka dushe, e kështu, ashtu, por skenën nuk e kemi pare. Për këtë duhet të flasin regjisorët, arkitektët dhe aktorët.
Mirë bëre që përmende Pazarin e Ri i dashur kryetar, nuk ka ndonjë gjë të keqe të arsyetohet si është ai Pazari i Ri që e kam parë, që e ruan atë strukturë, po nuk është më as era e keqe, por e ndjen që je te pazari i ri i dikurshëm.
Kjo Zamira mund ta na thotë që është edhe një pazar i Korçës, por është bërë i shkëlqyer, të ka lezet shpirti ta shohësh.
Atje s’kam qenë, por më pëlqen shumë.
Edhe ky kompleksi ynë me dy godina mund të riparohet dhe të dalë gjë e shkëlqyer jo me 30 milionë euro, të kanë gënjyr zoti Erjon, pavarësisht se the 4-5 fish, maksimumi vene 10 milionë euro ai që duhet të bëjmë”, tha Ndrenika.
Diskutime rreth kësaj post