Pak kohë më parë Lei Kraja deklaroi se Robert Berisha mund të ishte padiskutim partneri i saj sepse i plotësonte të gjitha kriteret mirëpo sigurisht që ajo nuk mund të shihte me atë sy një burrë të martuar, pasi në atë kohë ai ishte i martuar me Nora Istrefin.
Sot Lei edhe Roberti ishin të ftuarit në “Shiko kush luan” dhe të dy bashkë po përballeshin në një lojë dhe moderatorja u kujtoi deklaratën e vjetër.
“Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh” – u shpreh Lei duke qeshur ndërkohë që po aq bukur ia ktheu edhe Roberti: “Njëjtë dhe për mua, unë jam beqar”.
Ndërkohë më tej Roberti tha se Lei Krajan e ka si gocë teze, gjë që shkaktoi të qeshura në studio. Më tej ia shtoi: “Lei është shumë e bukur, por unë jam beqar”.
Diskutime rreth kësaj post