Artisti Robert Aliaj në një intervistë për emisionin ‘Breaking’ e quajti nismën ‘Open Ballkan’ si ‘Jugosllavia e re’.
Alia tha se Kosova nuk mund t’i bashkohet kësaj nisme, për sa kohë Serbia nuk e njeh si shtet. Sipas tij, Vuçiç, edhe pse një kriminel, është politikan ekselent.
Deklarata e Aliajs:
“Është e pamundur të bashkëpunosh me vrasësin. Fillimisht duhet të njihet gjenocidi serb. Vuçiç është politikan ekselent, edhe pse është kriminel dhe vrasës. Ndoshta edhe Rama po e përdor këtë si strategji. Gjithçka është e mundur.
Duhen parë në disa këndvështrime takime mes Ramës dhe Vuçiçit. Rama po merr një risk të madh në raport me Kosovën.
Ndoshta janë edhe lëvizje diplomatike, që Rama i përdor, duke riskuar edhe veten, për të zbutur palën serbe.
Çdo lloj përplasje e Serbisë me Kosovën, është me Shqipërinë. Nuk ka shqiptar që nuk do ngrihej dhe të shkonte në front”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post