Një grup aktorësh, vijojnë të kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.
Por, këtë të hënë aktorët protestues kanë “firuar”.
Në protestë janë shfaqur shumë më pak aktorë.
Robert Ndrenika e ka justifikuar këtë, me frikën se mos iu heqin “bukën e gojës”.
Madje ai tha se edhe për vete kishte frikë, se mos i heqin pensionin.
“Kjo tokë është e shenjët dhe unë atë mendim kam.
Ky është Jeruzalemi i aktorëve, prandaj duhet ta mbrojmë.
Ka qenë një në Shkodër, Lec Bushati, aktor, dhe thoshte: Çfarë të bëj, buka e gojës!
Kështu që për aktorët, edhe mua më merr ndonjëherë frika se mos më presin edhe pensionin, a e kupton”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post