Kongresmeni amerikan Eliot Engel që konsiderohet si mik i shtetit të Kosovës është rizgjedhur pa kundërshtarë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Lajmit i është gëzuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. E ka cilësuar si lajmë të mirë rizgjedhjen e tij në Dhomën e Përfaqësuesve. Ka thënë se ai do të jetë një zë i fortë për Kosovë.
“Herët në mëngjes mora lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara. Miku im por edhe i gjithë popullit shqiptar, Eliot Engel, rizgjedhet në Kongres. Një zë i hershëm dhe i fortë për Kosovën”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Demokrati Engel së fundi i ka vlerësuar këto zgjedhje si ndër më të rëndësishmet, në përpjekjen e partisë së tij për të fituar përkrahjen e Kongresit në lidhje me kundërshtimin e politikave të presidentit Donald Trump.
Kujtojmë se Demokratët shpallën fitoren për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës, ndërsa republikanët duket se kanë mbajtur kontrollin e Senatit.
Diskutime rreth kësaj post