Kroacia ka konfirmuar sot marrëveshjen e blerjes së 12 avionëve sulmues franceze Rafale për 1.22 miliardë dollarë, duke bërë blerjen e parë të këtij lloji që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe marrjen e pavarësisë.
Gjuajtësit Rafale do të jenë ‘të përdorur’ por gjendja e tyre është optimale, dhe kjo duhet se i ka shkurtuar shumë kohë vendit, që në tjetër rast do të duhet të priste prodhimin e tyre.
Rafale-t do të zëvendësojnë gjuajtësit sovjetikë të kaluar epoke MiG-21 që kanë vijuar të jenë në shërbim në Kroaci, të cilët ishin shumë më pak të kushtueshëm për të operuar në krahasim me Rafale-t.
Avionët e parë Rafale do të vijnë nga Franca në in 2024, nga forcat ajrore franceze, sipas raportimeve, me kohë shërbimi më të shkurtër se variantet më të kushtueshme që Parisi i ka shitur së fundmi Egjiptit e Indisë.
Vendet e ish-Jugosllavisë nuk kanë arritur të modernizojnë flotat e tyre ajrore, me përjashtim të Serbisë e cila ka marrë gjuajtës relativisht modernë e të fuqishëm MiG-29 nga Rusia.
Gjuajtësit francezë Rafale vetëm kohët e fundit kanë arritur të konkurrojnë në tregjet botërore, edhe pse Parisi bashkë me to ofronte stimuj të tjerë ekonomikë për vendet blerëse.
Avionët nisën suksesin në 2020 kur reklamoheshin si gjuajtës të dorës së dytë ose të përdorur, për vendet që nuk mund të paguanin për avionë të rinj.
Kryeministri kroat Andrej Plenkovic tha për marrëveshjen: “Kroacia po merr një nga avionët gjuajtës të vlerësuar me notat më të larta — Rafale F3R, nga më të avancuarit në këtë pjesë të Evropës.”
Kroacia është anëtare e NATO prej vitit 2009, dhe e Bashkimit Evropian prej vitit 2013. Rafale-t e saj mund të kontribuojnë në misionet e patrullimit të NATO-s në zonat Balltike apo dhe në Irak e Afganistan.
Diskutime rreth kësaj post