Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka anuluar të gjitha koncertet e saj.
Kjo për shkak se ajo nuk ndihet mirë me shëndet dhe e tillë duket edhe në videon që e ka publikuar në Twitter, shkruan lajmi.net
Në videon e postuar ajo u ka kërkuar falje fansave dhe njëherësh ka bërë të ditur anulimin e koncerteve.
Kjo nuk u prit mirë nga fansat e Ritës të cilët i replikuan duke i thënë se tashmë i kanë blerë biletat për të shkuar për ta parë.
Kujtojmë se turneu i saj ‘Girls’ deri në këto momente i ka ecur mjaft mirë dhe në vendet ku ka arritur të performoj janë mbledhur një numër i madh i publikut për ta ndjekur.
— Rita Ora (@RitaOra) May 19, 2018
Diskutime rreth kësaj post