Aktorja e njohur Rita Lati festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj. Mirëpo nga kjo ditë e rëndësishme e saj nuk mund të mungonin surprizat e bukura, por edhe dedikimi emocional i së bijës, Rozës.
Moderatorja Roza Lati ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga festa që i kishte organizuar nënës së saj për ditëlindjen.
Roza i premton Ritës që do bëjë gjithçka vetëm për ta parë të buzëqeshur, dhe nëse nga e qeshura do i shkaktohen rrudha, atëherë do ia paguajë dhe botoxin.
“Disa momente nga festa e ditelindjes se mamit… Kenaqesia me e madhe per mua, eshte te shoh syte e saj te qeshin…. syte e saj kane qeshur gjithmone sepse ai ka qene profesioni i saj…. por… thelle thelle…. kur syte e saj drejtohen te une….. aty eshte nisja e zanafilles pse jetoj une… kush jam une… dhe bota ndalon. Mos u plaksh kurre o Rita Lati (sic s’po plakesh) dhe te premtoj…. qe syte e qeshur do i kesh gjithmone. Do bej gjithshka per ata syte e tu… edhe nese nga e qeshura e madhe mund te behen rrudha… s’ka gje mamo ta paguaj edhe botoxin no problem. Te dua. Me respekt, Fumiu”, – ka shkruar Roza.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post