Në Partinë Demokratike po vijon numërimi për ekipin e ngushtë të Sali Berishës, me të cilët ai pretendon të drejtojë selinë blu. Flamur Noka, të cilit Berisha i ka vënë përballë Arben Ristanin për postin e Sekretariatit Përgjithshëm ka një shkëputje të madhe ndaj ‘rivalit’ në një kohë kur ende nuk janë numëruar as gjysma e votave.
Deri në këto momente ai ka 51 vota, përballë Ristanit, që e kanë votuar deri më tani, 15 anëtarë të Këshillit kombëtar. Më e ngushtë duket gara për nënkryetarët, ku 4 kandidatët janë thuajse barabartë me vota, ndërsa kryeson Luçiano Boçi me 38 vota. Më pas vijnë Belind Këlliçi, Bylykbashi dhe më pak i votuari është Agron Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post