Anëtari i Partisë Demokratike, Arben Ristani foli dje gjatë një interviste televizive rreth Kuvendit Kombëtar të PD, teksa nuk munguan as sulmet ndaj kreut, Lulzim Basha.
Ristani u shpreh se, Basha me zgjerimin e Kryesisë nuk po sjell asnjë risi në parti ndryshe nga Harxhi e Kadilli. Sipas tij, propozimet e Kadillit ndryshojnë në thelb funksionimin e partisë.
“Agjenda e kongresit është njohja e anëtarëve të kongresit, me ndryshimet statutore dhe rizgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Një nga kryetari i partisë, një nga Harxhi dhe një nga Kadilli. Marrim rastin e kryetarit, i cili do të zgjerojë kryesinë, të shtojë kryesinë edhe me disa figura politike. A është ky një ndryshim thelbësor? Ky zgjerim nuk sjell ndonjë gjë të re, nuk meriton një kongres të jashtëzakonshëm për të bërë këtë lloj vendimi. Demokratët që thirren në Kuvend duhet të jenë të përgatitur. Ka propozime alternative. Propozimet e Kadillit janë propozime që ndryshojnë në thelb funksionimin e partisë. Ka propozime sesi menaxhohet PD, ka ndryshime që kanë të bëjnë me mënyrën sesi përdoren financat. Ka ndryshime thelbësore”, – tha Ristani.
Po ashtu ai u shpreh se, Kuvendi nuk synon të bëjë ndryshime rrënjësore në parti, por të realizojë synimet e kryetarit. Ristani tha se, kryetari me mbledhjen e Kuvendit synon ta kthejë partinë në ndërmarrje private të Bashës. Sipas tij, statuti pengon kryetarin të mos mbajë përgjegjësi lidhur me humbjen.
“Nuk është një kongres i jashtëzakonshëm. Nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme në PD. Është një kongres që pasi u zgjodh kryetari i partisë synon që të mbyllë proces politike, shpejt e shpejt dhe të realizojë synime e tij që është kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit të PD. Ky është qëllimi dhe në funksion të këtij qëllimi janë pikërisht dhe këto që ndodhin. Një statut, i cili blindon rregullin e mosmbajtjes së përgjegjësisë për humbjet e PD”, – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post