Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se nga nisja e vitit të ri shoferët që janë të apasionuar pas makinave të tyre mund të kenë mundësi të personalizojnë target këshu
Për herë të parë do të kemi targë me dimensione më të vogla, për përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire.
Gjithashtu, shoferët do të kenë mundësi të marrin një targë të personalizuar, deri me 7 karaktere (numra ose gërma) e cila për herë të parë do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet
Në njoftimin e DPSHTRR shkruhet se tashmë mund të merret dhe një targë me format amerikan, për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm.
Njoftohen drejtuesit se çdo mjet rrugor i pajisur me targa para datës 01.03.2010 (me targa modeli i vjetër), që paraqitet pranë zyrave të DPSHTRR për të marrë një shërbim që lidhet me mjetin, duhet të ndryshojë targat e mjetit rrugor në targa të modelit të ri)!
Për targat e personalizuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit bën me dije se këto shërbime të reja do të kenë dhe e të reja do të kenë dhe çmim ekstra.
Diskutime rreth kësaj post