Partia Demokratike kërkon ndryshime thelbësore për sa i përket hartës territoriale në kuadër të ngritjes së Komisionit të Reformës Territoriale. Partia më e madhe opozitare propozon që të hiqet nocioni “qark” dhe të krijohen rajonet. Për sa i përket qarqeve, selia blu shprehet kundër ekzistencës së kryetarëve të këshillave të qarkut me pretendimin se nuk kanë asnjë funksion dhe veprimtari për të ushtruar, madje këta nuk njihen dhe në publik.
Lidhur me propozimin e krijimit të rajoneve, PD propozon që të krijohen 6 të tilla dhe drejtuesit e tyre të zgjidhen me votë e të quhen guvernatorë.
“Mund të jenë 6 rajone, që nuk do quhen qar qe. Ka disa qarqe që janë fiktive. Nuk bëjnë asnjë punë, aq sa askush nuk e di madje dhe se kush janë kryetarët e këshillave të qarqeve. Paralelisht ligji duhet të parashikojë edhe si si do zgjidhen kryetarët e rajoneve, guvernatorët, nëse do të quhen të tillë”, thuhet në draftin e PD për Hartën Territoriale.
Një tjetër pikë që PD kërkon të ndryshojë është shtimi i numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në të gjithë Shqipërinë në 90. Po ashtu, demokratët sugjerojnë që bashkia e Tiranës të zvogëlohet për një administrim më të mirë të zonave të shtuara në 2015. Gjithashtu, demokratët hedhin idenë që 1/3 e 90 bashkive, pra 30, të emërtohen si “bashki rurale”.
“Duhet të ndryshojë numri i njësive vendore. 1/3 e tyre të quhen bashki rurale. Edhe Tirana do të duhet të ketë një zvogëlim”, propozon më tej PD për Hartën Territoriale.
Diskutime rreth kësaj post