Kryeministri Rishi Sunak, u bëri thirrje sot aleatëve ndërkombëtarë të Britanisë që t’i ofrojnë Ukrainës mjetet për ta ndihmuar atë të fitojë luftën kundër Rusisë.
“Nëse i japim Presidentit Zelensky mjetet, ukrainasit do ta kryejnë punën”, tha Sunak në konferencën e e Partisë Konservatore.
Sunak premtoi ulje taksash.
Në të njëjtën kohë, ai u zotua të ulë taksat sapo inflacioni të jetë nën kontroll .
“E di që ju dëshironi ulje taksash. Edhe unë i dua dhe do ta bëjmë. Por ulja më e mirë e taksave që mund t’i bëjmë botës tani është të përgjysmojmë inflacionin dhe të përmbajmë koston e jetesës”, tha Sunak.
Kryeministri britanik anuloi gjithashtu, seksionin verior të projektit të hekurudhave me shpejtësi të lartë HS2, duke thënë se dyfishimi i kostove çoi në vendim.
Në vend të kësaj, ai u zotua të investojë 36 miliardë paund nga paratë e kursyera në rrjetet e reja të transportit.
Diskutime rreth kësaj post