Pasi KAS miratoi kërkesën e LSI, në KQZ është duke vijuar rinumërimi i 108 kutive për qarkun e Durrësit.
Deri më tani janë hapur 70 të tilla. Nga rinumërimi, PD ka humbur 20 vota nga rinumërimi, ndërsa po ashtu edhe LSI ka dalë me 2 vota minus. Ndërkohë edhe Partia Socialiste ka humbur 3 vota.
LSI-ja pretendon që në kutitë e mbetura të rekuperojë 136 vota më shumë se socialistët, në mënyrë që të marrë një mandat në qarkun e Durrësit, por matematikisht duket se ku pretendim është i paarritshëm.
Diskutime rreth kësaj post