Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në komunikim për mediat ka dhënë detaje mbi situatën e covid-19 në vendin tonë. Duke paralajmëruar marrjen e masave për një valë të dytë të virusit, Manastirliu bëri një njoftim të rëndësishëm edhe për transportin publik, ku lajmëroi rinisjen e tij.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2”, – tha ministrja.
Diskutime rreth kësaj post