Janë rikthyer sërish reshjet e borës në vend nga veriu në jug të vendit duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve, ndërsa disa zona vazhdojnë që të jenë të bllokuara.
Gjatë natës ka pasur reshje në veri, por edhe në jug dhe në jug-lindje në Gjirokastër, Korçë dhe në Sarandë.
Aktualisht probleme ka në disa fshatra në Dibër, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun e Korçës është bllokuar aksi Ersekë – Leskovik.
Qyteti i Lezhës, por edhe rrethinat janë pa ujë të pijshëm, si pasojë e ngrirjes së tubacioneve.
Në Gjirokastër gjatë natës ka pasur reshje të dendura të cilat kanë bërë që trashësia e dëborës në mëngjes të shkojë nga 15- 20 cm.Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Vendet problematike kryesisht janë “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.
Sarandë
Ndërkohë që reshje dëbore ka pasur edhe në qytetin e Sarandës ku trashësia arrin deri në 20 cm, por nuk raportohet për probleme.
Policia Rrugore, është në gatishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.
Policia u bë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.
Sipas informacioneve të marra nga Institucionet situata në akset rrugore është si më poshtë:Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë pjesërisht pa zinxhirë.Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë.Lartësia e dëborës 40 cm në rajonin e Tunelit Kalimash. Punojnë 8 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë e qarkullueshme pa zinxhirë deri në Q.Kolosjanit pjesa tjetër me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese.
Kukës – Ura e Zapodit e qarkullueshme pa zinxhirë kurse segmenti Ura e Zapodit – Shishtavec është e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 30-40 cm.Punon 1 fadromë.
F-Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme pa zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa tjetër deri në Qafë-Shlak e Qafë-Mali me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në Q.Mali.Po punojnë 2 borëpastruese.
Kukës-Krumë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30 cm në Qafë-Tobli.Punon 1 borëpastruese.
Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë.Lartësia e dëborës 30 cm.Punojnë 2 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës deri në 60 cm në Valbonë.
B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30 cm.
B.Curri-Q.Luzhë-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë.Lartësia e dëborës 40 cm në Q.Luzhë.
B.Curri-Fierzë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 10 cm.
Dushaj -Lekbibaj e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30 cm.Ne Kuked eshtë e bllokuar vetëm NjA Arrën.
Bashkia Has
Janë të lidhura të gjitha qendrat e Njësive Administrative me rrugët nacionale.
Bashkia Tropojë: Janë të lidhura të gjitha Njësitë Administrative me Qendrën.
Në shkallë Qarku janë të bllokuara disa fshatra të lartësive.
Për energjinë elektrike
I gjithë Qarku është furnizuar me energji elektrike me përjashtim të fshatit Çam të NjA Malzi.
Në bashkëpunim me bashkinë si dhe spitalin Rajonal Kukës janë sjellë në spitalin e Kukësit dy qytetar të sëmurë nga fshatrat Krye-Madh dhe Pistë të NJA Malzi.
Njëri prej tyre është nisur privatisht për në spitalin e Tiranës për një ndërhyrje më të specializuar.
Dibër
Vazhdon të jetë e bllokuar Lura, ndërsa temperaturat sot janë -16 gradë. Aksi rrugor Tiranë- Peshkopi kalohet vetëm me zinxhirë.
Emergjencat Civile dhe strukturat lokale janë në gatishmëri dhe vazhdojnë punën për hapjen e rrugëve të bllokuara në nivel qarku.
Korçë
Edhe në qarkun Korçë kanë rifilluar reshje të dendura dëbore, temperaturat janë të ulëta.
Sipas të dhënave të fundit, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë, përveç aksit Ersekë – Leskovik, i cili është i bllokuar nga dëbora.
Akset e kalueshme me zinxhirë.
Korçë -Voskopojë – Dardhë;
Korçë – Qafa e Qarrit , Korçë- Goricë;
Pogradec – Qafë Plloçë,
Pogradec- Qafë Thanë;
Korçë-Devoll-Kapshticë;
Ersekë-Qafë Qarri
Lezhë
Qyteti i Lezhës, por edhe rrethinat janë pa ujë të pijshëm, si pasojë e ngrirjes së tubacioneve.
Furnizimi me ujë bëhet në periferi të qytetit të Lezhës në dy burime nga i gjithë qyteti.
Ndërsa rruga e Kombit kalohet pa probleme.
Diskutime rreth kësaj post