Tensioni mes Antonelës dhe Blerimit vijon ende. Pas transmetimit të takimit të tyre, Antonela u ngrit që ta përqafonte në studio, por kjo nuk e tundoi aspak Blerimin, i cili vijon të thojë se nuk e provokon dot.
Shkak për tensionin e tyre është bërë takimi 4 minutësh i Antonelës me Atdheun, ku u vu re flirtimi mes tyre.
Antonela: Të përqafoj pak se je mërzit me mu. Çohu në këmbë.
Blerimi: Po çohem prej respektit ndaj femrës.
Antonela: Pse ndaj meje jo?
Blerimi: Pse s’je femër ti? Ulu të diskutojmë.
Antonela: Pëlqimin e kam akoma, por ai është pak kështu…
Blerimi: Jam i zhgënjyer nga 4 minutëshi. Nuk ishte takim por flirtim, këmbët, buzët, sytë.
Antonela: Nuk bëra diçka të gabuar. Përderisa Riniani preket dhe tërhiqet, nuk më ka interesuar aq sa mendoja. Nuk e kuptoj pse revoltohesh kaq shumë për asgjë.
Blerimi: Mua nuk më provokon dot.
Antonela: Ku ishte provokimi dhe të shpjegoj unë?
Blerimi: Më fal, çfarë të duhej takimi 4 minutësh.
Antonela: Më ka thirr në telefon me u sqaru. I thashë jam në program.
Blerimi: Nuk ishe te kafja e tij me u sqaru?
Antonela: Jo. Nuk më kërkon mua llogari se nuk jam gruaja jote. Të ishte ashtu, nuk dilja publikisht në mes të Sarandës.
Blerimi: Ti më ke kërkuar mua llogari gjithmonë. Po të kursej në respekt të mamit tënd.
Antonela: Jo Mos e përsërit më këtë gjë. Edhe ajo ka respekt për ty shumë.
Blerimi: Jam e sigurt që është kundër këtyre gjërave që ke bërë ti.
Diskutime rreth kësaj post