Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se qeveria ka lënë pa buxhet Gjykatën Kushtetuese. Duke iu referuar deklaratave të kryetares së Kushtetueses Vitore Tusha, Vasili thotë se Kuvendi nuk iu ka miratuar buxhetin dhe se rilindasit japin miliarda për koncesione, tendera sekretë dhe PPP, por nuk kanë fonde për Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, kjo është dashuria e helmuar për reformën në drejtësi.
Postimi i Vasilit:
“Skandali! Rilindja e lë Gjykatën Kushtetuese pa buxhet!
Shiheni se çfarë ka thënë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, vetëm dy ditë më parë, në përshpirtjen e 5-vjetorit të Reformës në Drejtësi, duke deklaruar se Kuvendi nuk iu ka miratuar buxhetin!
Dhe flasin për Reformën në Drejtësi këta!
Dhe mbajnë nga një përshpirtje çdo vit ku qajnë e lajnë për Reformën në Drejtësi këta.
Dhe japin miliarda për koncesione, tendera sekrete dhe PPP këta.
Ndërsa për Gjykatën Kushtetuese nuk kanë fonde këta rilindasit.
Në Kuvendin ku ndryshojnë Kushtetutën dhe miratojnë ligje për të vjedhur miliarda nuk miratojnë fondet e nevojshme për Gjykatën Kushtetuese këta rilindasit.
Dhe këta rilindasit që e ” dashurojnë me zjarr” Reformën në Drejtësi, kanë paturpësinë të lënë gjykatën më të rëndësishme të shtetit Gjykatën Kushtetuese pa fonde.
Sepse nuk duan që të funksionojë Gjykata Kushtetuese këta rilindasit
Sepse duan që pandëshkueshmëria të mbretërojë për këta rilindasit.
Sepse duan të grabisin miliarda pa iu hyrë një gjemb në këmbë këta rilindasit.
Kjo është “dashuria” e helmuar për reformën ne drejtësi, që ndjejnë këta rilindasit, sepse këta rilindasit dashurinë e vërtetë e kanë për padrejtësinë dhe pandëshkueshmërinë.
Shiheni VIDEON dhe përbuzini hipokritët dhe demagogët, që flasin për Reformën në Drejtësi.”-shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post