Ish Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë se hapja e partisë dhe aktivizimi i të gjitha potencialeve ka çuar në fitoren e demokratëve në të shkuarën.
Ristani thotë se rikthimi i figurave të hershme të PD-së si Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Bamir Topi veçse mirë do t’i bënin partisë.
“Përvoja ka treguar se hapja dhe aktivizimi i të gjithë potencialeve që ka PD, konsiderimi dhe vlerësimi i të gjitha eksperiencave nuk duhet të shkojë dëm. Ne duhet ta përdorim të gjithë potencialin që kemi, përvojën dhe investimin intelektual që ka krijuar. Besoj që të gjithë po të jemi së bashku edhe njëherë, vetëm mirë i bëjmë PD-së”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post