Maturantët prej datës 18 maj do të kthehen në bankat e shkollës. Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shpërndarë në profilin e saj një video me disa rregulla bazike që duhet të ndiqen patjetër nga maturantët.
Sipas Shahinit, për të ruajtur shëndetin e vetë maturantëve, familjes së tyre, shokëve dhe mësuesve, ata duhet të vendosin maskë dhe të qëndrojnë në distancë 1.5-2 metra nga njëri tjetri në oborrin e shkollës dhe gjatë gjithë qëndrimit ditor në të.
Gjithashtu, cilido maturantë që dëshiron të dezinfektojë duart do të ketë në bankën e vetë nga një shishe me dezinfektant.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post