“Rikthimi i diktaturës nuk është larg”, kështu është shprehur deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi. Korreshi ka reaguar pas ndërhyrjes së IKMT në ‘Prestige Resort’ në plazhin e Golemit.
Një resort ky i firmosur edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
Statusi:
“Rikthimi i diktatures nuk eshte larg!
Sot te jesh ne konflikt apo te mendosh ndryshe nga pushteti te kushton shume. Ti nxjerresh te palarat dhe te denosh aferat e kesaj qeverie eshte e barazvlefshme me eleminimin ekonomik dhe jo vetem.
A thua Shqiperise i prish pune vetem ky resort qe me heret i ka dhene leje??
Une mendoj qe kemi te bejme me nje ”Ora neës” te dyte.
Ska me ndarje pushtetesh. Pushteti i katert si prej vitesh vijon te quhet medja duhet te jete lepe peqe me Ed Rrypin se ndryshe te kthen shtetin kunder e ta konsideron konflikt personal. A thua se çdo organ shteteror eshte privatizuar nga Ed Zhgarravina.
Po ky hale shtet gjeti momentin ne sezon turistik me turiste ne objekt te dergoj fadeomat.
Vetem nje shtet policor mund te sillet ne kete menyre dhe me nje paligjshmeri qe eshte bere rutine tashme ne kete vend. Kur e gjithe Shqiperia vijon ne paligjshmeri ne e fillojme nga ata qe kemi kundershtar qe nuk na bejne lajka nga mengjesi ne darke e nuk i vene kamerat dhe gazetaret ne dispozicion te pushtetit.
Diktatura nuk ka brire. Marrja e zaptimi i gjithe pushteteve ndan ate nga demokracia.” tha Korreshi.
Diskutime rreth kësaj post