Libri elektronik, i cili mori hov në fillimet e veta po tërheq gjithnjë e më pak lexues, këta të fundit pohojnë se libri tradicional është i vështirë të zëvendësohet.
Zhvillimet e viteve të fundit ne teknologji kanë dhënë impakt në shumë industri, ndër to dhe industria e botimeve të librave, ku pajisjet e-book kanë zëvendësuar librin e printuar.
E megjithatë ky trend duket se po pëson devijim, sepse gjenerata Z preferon versionin e printuar të librave me tepër sesa ai në pixcel.
Të dhënat dëshmojnë se 68% të lexuesve ne Shtete e Bashkuara zgjedhin librin e botuar ne letër, krahasuar me 42% të cilët preferojnë versionin elektronik. Kjo diferencë është më e theksuar te lexuesit britanikë, ku 80% të librave të blerë nga moshat 13-24 janë të printuar.
Studimi i Pew Research, zbulon se e ashtuquajtura gjenerata Z lexon më shumë se çdo gjeneratë tjetër.
Kështu në SHBA, 83% e grupmoshës 18-29 vjeç lexojnë rregullisht, krahasuar me grupmoshën 30-49 vjeç, ku lexuesit aktiv zënë 72% të popullatës.
Megjithatë, teknologjia ngelet të jetë një faktor i rëndësishëm dhe ndikues për promovimin dhe rritjen e këtij sektori, ku ekspertët tregojnë se falë komuniteteve online, autorët kanë arritur të shesin 20 milionë kopje të librave të tyre në version digjital.
Edhe në Shqipëri, ky trend në rritje i lexuesve dëshmon se lexuesit preferojnë librin e printuar.
Studimi i fundit i nga Shoqata Kombëtare e Librit, zbulon se 52% e shqiptarëve lexojnë rregullisht, dhe 70% të tyre zgjedhin librin e printuar.
Diskutime rreth kësaj post