Personi që riktheu hijen e frikës në Francën e përballur disa herë me sulme terroriste është identifikuar si 39-vjeçari Ziyed Ben Belgacem.
Një kriminel i dënuar më parë e me lidhje me Islamin radikal, ai tentoi t’i rrëmbente mitralozin një ushtareje në aeroportin e Orli-së në Francë para se të qëllohej për vdekje nga kolegët e saj.
Siç bëri të ditur Prokurori i Parisit, Fransua Molin përpara se të vritej kishte thërritur: Jam këtu për të vdekur për Allahun, do të ketë shumë viktima…”.
Vetëm dy orë para ngjarjes kishte plagosur një polic gjatë një kontrolli rutine në një periferi të Parisit e më pas ishte arratisur me një automjet të grabitur.
Autoritet franceze bënë me dije se agresori dyshohej për lidhje terroriste dhe shtëpia e tij ishte mes dhjetëra banesave të bastisura në nëntor të 2015-s pas sulmeve ku mbetën të vrarë 130 persona.
Aeroporti i Orlisë u rihap pasi qëndroi disa orë i mbyllur, ndërsa gjendja e gatishmërisë në Paris vazhdon të jetë e lartë.
Diskutime rreth kësaj post