Presidenti Ilir Meta mbajti sot një konferencë me tone të revoltuara. Teksa po largohej nga konferenca, Meta u kthye sërish për të shpërthyer në akuza të rënda dhe paralajmërime të frikshme për atë që pritet të ndodhë në 25 prill.
Meta paralajmëroi se do të derdhet gjak dhe se viti 2005-2006 do t’iu duket lule.
Jo vetëm kaqë, por i këshilloi gazetarët që të mos i rrinë afër kryeministrit Rama kur i bëjnë pyetje.
Ilir Meta: “Ua po, sigurisht, do të kthehem sepse mendova se ishte vetëm Ambrozia Meta, dhe duke qenë se jam tek Syri sot, mund ta shfrytëzonim atje. Por, më thuaj….shiko, një këshillë kam unë për ju, mos i rrini afër kur i bëni pyetje, sidomos ju që nuk i keni pyetjet e porositura. Nuk ka njeri e qytetar të Tiranës që nuk e kupton që e gjithë kjo dhunë përdoret menjëherë pasi bëhet një marrëveshje për të bërë një koalicion. Si mund të ndodhë kjo gjë, si? Po kur nuk është Presidenti aty çfarë mund të ndodhë…u kanë hedhur gaz dhe kanë nxjerrë nëna e fishnje si nazistët….kjo është e tmerrshme. Gjaku i derdhur për demokraci, gjaku për Havzi Nelës, me këlyshët e Ndranghetas e të gjithë të tjerët, horrat e banditët”.
Ambrozia Meta: Ju lutem zoti President, ju në vitin 2017 thonit që…
Ilir Meta: E di që edhe ju jeni mërzitur….Zonjë, zonjë, i thoni lali Fikut të ketë kujdes me letrat që firmos dhe ata që nuk firmos.
Ilir Meta: Është degradim, janë fakte, çfarë ka ndodhur? Çfarë duhet të presim më…çfarë. Të gjithë të reflektojnë. Vetëm vota e shqiptarëve e zgjidh këtë gjë. Horrave dhe banditëve, viti 2005-2006 do tu duket lule, lule. Faleminderit.
Diskutime rreth kësaj post