Pas largimit nga “Portokallia”, Xhemi Shehu la të kuptohej se kishte hequr dorë nga ekrani, por mikesha e saj Arbana Osmani ka plane të tjera për moderatoren.
Kjo pasi Arbana u ka premtuar fansave të Xhemit se do të sigurohet që të mos i marri malli për të dhe me siguri i referohet daljes së mikeshës së saj në ekranin e një televizioni.
“Do të sigurohem që të mos ju marri malli për të”, shkruan Arbana në një foto të publikuar sot në Istagram, ku dy moderatoret shfaqen në kafe.
Nuk e dimë se çfarë planesh ka Arbana për Xhemin, por kjo e fundit u fotografua pak ditë më parë nën shoqërinë e binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj.
Pas largimit të Bora Zemanit nga emisioni “Treshat”, duket se Xhemi mund të zërë vendin e saj, ose të bëhet pjesë e një tjetër projekti që kanë në plan dy vëllezërit dhe që do të jetë një emision i tipit “Late Night Shoë”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post