Ka kaluar thuajse një vit që nga dalja e fundit e moderatores Marina Vjollca në ekran, që prej përfundimit të spektaklit “C’est la vie”.Megjithatë, fansat e Marinës nuk do të duhet të presin edhe shumë për ta parë bukuroshen sërish në televizion, sepse duket se ajo e ka gati projektin e saj më të ri. Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë motra e saj Luana, nëpërmjet një komenti në Instagram.
Teksa Marina i shpreh asaj gjithë krenarinë për suksesin që Luana ka pasur në spektaklin “Shiko kush luan”, e motra i komenton: “Mezi po pres për bombën tënde tani jetë!”
Pra emisioni i ri i Marinës, jo vetëm që do të vijë së shpejti, por do të jetë një bombë e vërtetë. Motrat e njohur nuk kanë dhënë asnjë detaj më shumë lidhur me projektin e ri, por gjasat janë që Marinën do ta shohim sërish në ekranin e televizioni “Klan”, pjesë e të cilët ajo u bë me spektaklin “C’est la vie”.
Diskutime rreth kësaj post