Vijonë largimet nga radhët e Lëvizjes Socialiste për integrim, ku përpos anëtarëve edhe deputetë apo këshilltarë bashkie kanë zhvendosur orjentimin e tyre tek Partia Socialiste,
Së fundmi këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak Kuçovë,Valbona Hoxha largohet nga grupi i Këshilltarëve të LSI-së dhe i bashkohet grupit socialist.
Vendimi i Hoxhes u bë publik sot nga vetë ajo në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Kuçove,ku një ditë më parë kishte depozituar edhe deklaratën e largimit të saj.
Kjo është këshilltarja e pestë brenda 8-muajve që i bashkohet grupit të këshilltarëve socialistë në Kuçovë, grup i cili tani përbën maxhorancën në këshill me 17 anëtare nga 35 që është numri total i këshlltarëve.
Nga 5 këshilltarët që janë larguar nga partitë e tyre dhe i janëë bashkuar PS-se,2 prej tyre kane qenë nga LSI dhe 3 nga partitë e vogla.
Diskutime rreth kësaj post