Në ditët në vijim do të ketë ulje të temperaturave në vendin tonë. Pas disa ditëve me diell, fundjava do të sjellë mot të lagësht dhe vranësira.
Një qendër ciklonare do të ndikojë në kushtet atmosferike në vendin tonë, në ditët në vijim.
Sipas shefes se parashikimit në Shërbimin Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Era gjatë këtyre ditëve do të jetë nga juglindja dhe jugperendimi me një shpejtësi mesatare deri në 8 metra për sekondë.
Parashikohet që nga dita e premte (3 mars) të kemi rënie të temperaturave ku më e ulta pritet të shkojë në zonat malore 0 gradë C, në zonat e ulta, 3 gradë C dhe për bregdetin 5 gradë Celcius.
Diskutime rreth kësaj post