Pas kërkesës së familjarëve të viktimave tëGërdecit, Gjykata e Posaçme vendosi të rihapë çështjen duke nisur rigjykim për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpë.rthimin në mars të 2008 ku hu.mbën jetën 26 persona.
Ndërkohë është zbardhur edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Sipas Gjykatës, afatet e parashkrimit janë respektuar sepse Mediu është marrë i pandehur që në vitin 2009.
“Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për imunitetin konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Diskutime rreth kësaj post