Masa të ftohta ajrore nga lindja dhe verilindja e Kontinentit do ti drejtohen Evropës perëndimore gjatë ditëve të ardhshme dhe kjo nënkupton ulje të ndjeshme të temperaturave. Priten reshje të shpeshta shiu, erëra të forta dhe pas disa ditëve me uljen e temperaturave priten edhe reshje bore, vende-vende të dendura.
Territori i Evropës është i madh dhe kjo nuk do të ndodhë në tërë Evropën, megjithatë shumica e Evropës do të përfshihet nga reshje bore sidomos viset kodrinore-malore. Reshjet e borës mund të paraqiten edhe në disa ultësira si në Zvicër, Gjermani, shumë pjesë të Evropes qendrore etj.
Edhe në rajonin tonë gjatë javës së ardhshme do të kemi depërtimin gradual të këtyre masave të ftohta ajrore të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu, por nuk përjashtohen as reshjet e borës herë pas here.
Pra, kemi të bëjmë me një rikthim të “bishës së lindjes” në Evropë, por në një formë më të dobësuar. Edhe në rajonin tonë pritet mot jo-stabil, pra edhe nëse kemi përmirësime të motit këto do të jenë afatshkurtra dhe në përgjithësi nga java e ardhshme na pret mot i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme shiu e bore.
Diskutime rreth kësaj post