Joe DioGuardi, ish-kongresmen në Amerikë, dëshiron ta realizojë një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Dhe nuk është çudi që ish kongresmeni shqiptaro- amerikan ka zgjedhur pikërisht aktorin australian, fitues të çmimit Oskar, për këtë rol. Me siguri DioGuardi është shtyrë në këtë zgjedhje nga roli i gjeneralit romak Maximus Decimus Meridius, arritur me mjeshtëri nga Croë në filmin Gladiatori, film që fitoi zemrat e publikut dhe çmimin e madh Oskar në vitin 2000.
DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, i ka treguar medieve të huaja se si e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.
“Do ti tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur edhe Skëndërbeu ishte në pikun e karrierës” tregon DioGuardi.
DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit, ndërsa kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh.
“Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët” tregon DioGuardi. Madje, është Russell Crowe personi që do të mund ta luante rolin e heroit të madh, sipas ish kongresmenit.
Diskutime rreth kësaj post