Rikthimi i reshjeve nuk do të jetë i përhershëm, por shiu do të jetë prezent edhe gjatë fundjavës.
Meteorologu Metodi Marku njofton se cilat zona do të janë më të prekura nga shiu.
“Ndryshe nga java e kaluar ku kishte probabilitet të lartë për reshje shiu, tashmë reshjet mund të shfaqen edhe gjatë paradites, megjithatë mbeten me një probabilitet më të lartë mesdita dhe pasditet. Zonat të cilat do të preken nga këto reshje priten të jetë më e madhe sesa gjatë javës së kaluar. Do të jetë kryesisht në pjesën qendrore të vendit ndërsa bregdeti shumicën e ditëve do të jetë kryesisht të kthjellta. Edhe fundjava nuk bën përjashtim nga ky skenar”, tha ai për “Report”.
Ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje të vlerave ditën e enjte.
“Temperaturat kanë qenë të larta gjatë javës që kaloi dhe priten të mbeten të larta edhe gjatë 3 ditëve të para të javës, është larg për të folur për ditën e enjte dhe të dielën por gjithsesi vihet re një tendencë e rënies së temperaturave. Do të humbasim 2 deri në 3 gradë, deri në 4 gradë krahasuar me ditën e djeshme. Flasim për orët e mesditës ku vlerat janë më të larta. Ndërkohë që nesër dhe pasnesër do të kemi sërish rritje, më pas nga enjtja do të shohim një tendencë në rënie të temperaturave”, u shpreh Marku.
Ndonëse herët për të dhënë parashikime të konfirmuara, metereologu tregon se vera e këtij viti pritet të jetë me më pak reshje se ajo e vitit të kaluar.
Diskutime rreth kësaj post