Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin. Më të dendura vranësirat do paraqiten në zonat qendrore dhe veriore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.
Pasditja dhe mbrëmja priten të sjellin përmirësim të kushteve të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -7°C deri në 11°C.
Ndërkohë era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Diskutime rreth kësaj post