Duket që orvatjet për shqiptarët nuk kanë të sosur vetëm për të kaluar kufiin. Gjatë ditës së sotme janë krijuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i radhëve këtë herë nuk është bërë plotësimi i kuotës së kalimit por testet e koronavirusit.
Mësohet se shqiptarët me dokumente greke që shkojnë në Greqi përveç PCR testit që u tregojnë autoriteteve, janë të detyruar të bëjnë edhe tamponin në Kakavijë.
Tamponi kërkohet vetëm në pikën kufitare të Kakavijës, jo në atë të Kapshticës.
Diskutime rreth kësaj post