Një tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës rihter ka goditur pak më parë fqinjin tonë, Greqinë. Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundjet sizmike janë regjistruar me epiqendër 35 kilometra në jug të Chanias rreth orës 15:35 minuta.
Mediat vendase raportojnë se Kreta është goditur të paktën tetë herë nga lëkundjet sizmike brenda 30 orësh. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen për pasoja në njerëz.
Diskutime rreth kësaj post