Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, nuk zgjodhi të reagojë për zgjedhjet që synojnë të kthejnë Bashën në drejtimin e partisë, por komentin në rrjetet sociale, ia dedikoi mbledhjes së qeverisë në Tepelenë.
Reagimi:
“Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve. Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët”, shkruan Bardhi.
Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij, një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.
Shqiptarët kërkojnë zgjidhje.
E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës, për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.
Diskutime rreth kësaj post