Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar kundër kërkesave të bëra nga Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ndaj qeverisë për rihapjen e basteve.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se kjo është ide e Ramës, i cili deri përpara disa vitesh shprehej kundër.
Vasili thotë se Rama tashmë ka nxjerrë disa drejtues federatash që kërkojnë rihapjen e basteve në mënyrë që të ndihmohet sporti.
Deputeti i PL-së thotë se sporti nuk zhvillohet me bixhoz.
Postimi i plotë:
“Çfare i pacipi, dje çirrej kunder basteve, sot pa pike turpi do qe t’i hape perseri.(VIDEO). Shiheni deri ku arrin lapangjozlleku i ketij.
Dje ulerinte se bastet shkaterrojne familjet, femijerine e shqiptareve dhe se i kontrollonte krimi i organizuar.
Sot me kurdisje gjoja federatash dhe drejtuesish rilindas sporti, po kurdis rihapjen e basteve me gjoja nisma per rihapje te basteve, qe gjoja me leket e basteve te ndihmohet sporti.
Pra Sporti sipas ketij u zhvilloka e perparoka me para bastesh. Sporti eshte detyrim i shtetit qe ta finacoje me buxheti e shtetit.
Por ky e vjedh dhe grin buxhetin me inceneratore, koncesione e tendera dhe per sportin nuk mbetet asnje kacidhe.
Sporti nuk zhvillohet me bixhoz. Shiheni VIDEON dhe kuptoni cfare do te thote paturpesi dhe pacipesi e ketij njeriu.”-shkrua Vasili.
Diskutime rreth kësaj post