Mund të kesh më shumë se 15 vjet në timon, por kjo nuk të bën një drejtues të mirë automjeti.
Vetëm 10.2 % e shoferëve që kanë humbur pikët e patentës nga masat e Policisë Rrugore dhe janë rikthyer në auto shkollë e kanë rifituar atë.
Shkelësit më të mëdhenj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, i cilëson kështu.
“Janë ata qe kanë fituar një vetëbesim një siguri, janë ata që mendojne se i dinë të gjitha, janë zotër të rrugës, në përgjithësi këta janë shkelësit më të mëdhenj. Pra kjo kategori që e ka marrë leje drejtimin vite përpara, i bie mbi 15 vjet në timon apo më shumë, ka dhe te rinj, shumë pak nga vitet e fundit. Moshat nga më të ndryshmet, datat e marrjes së lejedrejtimit nga më të hershmet. Kemi drejtues që kanë marrë lejen para viteve 90, kemi shumë nga fillimi i tranzicionit, këtu është pjesa më e madhe e atyre që humbin leje drejtimit. Situata është e rëndë, kemi në një vit 460 qe kane humb lejet e drejtimit nga masat e Policisë në rrugë, janë paraqitur ne DPSHTR për të marrë leje drejtimi dhe nga këta vetëm 47 ose 10,2% e kanë rifituar lejen”, ka thënë ai.
Kjo panoramë vjen një vit nga ashpërsimi i masave për drejtuesit e automjeteve. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor apelon për kujdes.
“Është krijuar ideja se ne tani mund të bëjmë shkelje se ne paguajmë dyfishin dhe nuk na pezullohet leja e drejtimit dhe nuk ka hiqen pikët. Jo pikët ju hiqen. Pra duhet të bëjmë shumë kujdes se ky do jetë një komponet shumë i rëndësishëm i punës sonë. Të kontrollojnë herë pas here në e -Albania nivelin e pikëve të mos bëjnë shkelje të rënda të sillen mirë se ky proces do ti kushtojë shumë kohë dhe para”, ka thënë Gonxhe.
Nëse pikët në patentë u zërohen, kalvari që iu pret është i gjatë.
“Çdo rrëzim është vetëm një herë regjistrimi, testi dhe nëse nuk kaloni duhet të shkoni dhe njëherë në autoshkollë dhe përsëri në autoshkollë, sa herë nuk e kaloni testin. Pikët që ne marrim në fillim kur marrim lejen e drejtimi janë 20, nëse sillemi mirë shkojnë maksimumi deri në 26”, ka thënë.
Ndryshe nga më parë kur drejtuesit e automjeteve pas humbjes së pikëve në patentë, i nënshtroheshin vetëm një testi, tashmë për të rifituar lejen e drejtimit shoferët duhet ti kthehen autoshkollës për herë të dytë.
Diskutime rreth kësaj post